Klopp zbulon nëse do të luajnë Van Dijk dhe Henderson kundër Manchester Cityt

Klopp zbulon nëse do të luajnë Van Dijk dhe Henderson kundër Manchester Cityt

22:08, 08/11/2019

Liverpool do të ketë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit këtë fundjavë, kundër Manchester Cityt.

Para kësaj ndeshjeje në dyshim për “The Reds” ishin Virgil van Dijk dhe Jordan Henderson.

Por, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka qetësuar tifozët me deklaratën e tij të fundit për dyshen e skuadrës.

“Virgil mungoi për disa arsye të tjera të martën, por ai është krejtësisht në rregull”, ka thënë Klopp.

“Jordan (Henderson) gjithashtu është krejtësisht i gatshëm për Manchester Cityn”, ka thënë më tej tekniku gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco