Ferdinand zbulon se si ja del Ronaldo të jetë në krye: Unë isha në shtëpinë e tij dhe...

Ferdinand zbulon se si ja del Ronaldo të jetë në krye: Unë isha në shtëpinë e tij dhe...

21:27, 08/11/2019

Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo, është një nga më të mirët në historinë e futbollit. Pavarësisht se gjendet në moshën 34-vjeçare është e vështirë që të gjesh ndryshime nga më parë tek ky lojtar.

Por si arriti deri në këtë pikë? Rio Ferdinand tregon një përjetim personal nga koha kur luante së bashku me portugezin te Manchester Junajtid. Pavarësisht se kjo histori është rrëfyer më parë edhe nga të tjerë, Ferdinand është shprehur për “Goal”:

Image

“Ronaldo tashmë është 34 vjeç, dhe është akoma në krye. Ai ka qenë ndër dy lojtarët më të mirë për më shumë se një dekadë. Është personi i parë që njoh, i cili investon në ekipin e tij të specialistëve. Unë isha në shtëpinë e tij dhe përmes derës së përparme pashë që ishin dhjetë njerëz atje. Unë pyeta: “Kush janë këta njerëz? Po çfarë po ndodh këtu? Ronaldo u përgjigj: “Ky është kuzhinieri im, ky është fizioterapisti im, ky është mjeku im dhe ky është trajneri im personal.”

Gjithashtu ka një krahasim me basketbollistin LeBron James, por edhe një mesazh që vjen për të rinjtë që aspirojnë të kapin nivelet më të larta.

“Ronaldo ishte vetëm në rrugën e duhur. Ai dhe LeBron Jams kanë investuar shumë para në to për të pasur specialistët më të mirë rreth tyre, të cilët do të kujdesen për trupin dhe qëndrimin e tyre në mënyrë që ata të jenë gjithmonë në krye. Nëse mund të këshilloj futbollistët e rinj, unë sugjeroj të investoni në këtë mënyrë”, ka thënë Ferdinand.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco