Tirana-Vllaznia, ‘klasikja’ ndahet në ‘paqe’

Tirana-Vllaznia, ‘klasikja’ ndahet në ‘paqe’

20:03, 08/11/2019

Është mbyllur në barazim 0-0 “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Një barazim ky që i shkon për shtat skuadrës shkodrane, e cila ka arritur të marrë 1 pikë të artë, në transfertë ndaj bardhebluve.

Pavarësisht “ftohtësisë” për shkak të mungesës së tifozëve, loja ishte në një nivel të kënaqshëm, teksa të dyja skuadrat prodhuan raste pa fund shënimi, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, kjo e për meritë të portierëve respektivë.

Duhet theksuar që në pjesën e parë, Vllazia goditi traversën me Hygor, ndërkohë që në të dytën, Ngoo goditi shtyllën për bardheblutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco