Pritje e madhe në Angli për seancën kundër Manchester City për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave ekonomiko-financiare të Premier League: në dy javët e ardhshme pritet rezultati i çështjes që sheh “qytetarët” kundër kampionatit anglez për marrëveshjet me palët e lidhura, më pas vjen hapi më delikat për klubin kampion anglez i cili në skenarin më të keq do të rrezikonte edhe rënien nga kategoria.
Sipas “The Times”, puna e komisionit të pavarur është çuar përpara nga nëntori deri në mes ose në fund të shtatorit, me një vendim që pritet në fillim të vitit 2025.
Nëse akuzat më të rënda do të vërtetoheshin, City do të rrezikonte rënien nga kategoria: ndër shkeljet e supozuara janë mosdhënia e informacionit të saktë financiar për 9 sezone, detajet jo të plota të pagesave ndaj Roberto Mancinit ndërmjet viteve 2009 dhe 2013 dhe detajet jo të plota të pagesave për lojtarë të ndryshëm nga 2010-2011 deri në 2015-2016.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: