Euro 2024/ Shqipëria për betejën finale me Spanjën, kuqezinjtë nisin stërvitjen

Euro 2024/ Shqipëria për betejën finale me Spanjën, kuqezinjtë nisin stërvitjen

14:32, 20/06/2024

Një ditë pas barazimit 2 me 2 me Kroacinë, Kombëtarja Shqiptare është kthyer në kompleksin stërvitor në Dortmund.

Të parët që kanë dalë për t’u stërvitur janë ata lojtarë që nuk kanë luajtur apo nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren në këto dy ndeshje të Euro 2024 në Grupin B.

Një element i rëndësishëm është që të gjithë futbollistët janë në formë dhe asnjë prej kuqezinjve nuk ka pësuar lëndime.

Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës të hënën në 24 Qershor në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco