Lider i padiskutueshëm në mesfushë, UEFA cakton kapitenin e 'Pancerave' më të mirin e ndeshjes

Lider i padiskutueshëm në mesfushë, UEFA cakton kapitenin e 'Pancerave' më të mirin e ndeshjes

11:41, 20/06/2024

“Pancerat” e Gjermanisë kanë lumturuar tifozët e tyre, me një fitore të pastër, 2 me 0, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, përballë përfaqësueses së Hungarisë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit A, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Protagonist në këtë fitore ishte padyshim edhe kapiteni i “Die Manschaft”, Ilkay Gundogan, me turko-gjermanin, i cili ishte autori i golit të dytë të sfidës, duke “vulosur” kështu fitoren, si dhe kualfikimin për në fazën me eleminim direkt, duke lumturuar jo pak tifozët e katër herë kampionëve të botës.

Mirëpo, nuk ishte i vetmi “gëzim”, për Gundogan, këtë të mërkurë, me “yllin” e “Katalansve” të Barcelona, që ka “shkëlqyer” aq shumë mes djemve të Julian Nagelsmann, në sfidën ndaj Hungarisë, saqë ka “mahnitur” edhe specialistët e UEFA, duke vendosur të nderojnë kapitenin e gjermanëve, me çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco