Hidhet shorti për kualifikues e Ligës së Kampioneve, ja kush janë kundërshtarët e Egnatias dhe Ballkanit

Hidhet shorti për kualifikues e Ligës së Kampioneve, ja kush janë kundërshtarët e Egnatias dhe Ballkanit

14:24, 18/06/2024 Ditën e sotme është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku pjesë e tij ishin edhe ekipet shqiptare të Egnatias dhe Ballkanit, fitues të kampionateve respektive, atij shqiptar dhe kosovar.

Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.

Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco