VIDEO/ Dortmundi vishet kuq e zi, tifozët e kombëtares pushtojnë qytetin

13:41, 15/06/2024

Qyteti i Dortmundit ka nisur të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Signal Iduna Park” në mbështetje të heronjve “Kuqezi” në duelin e parë në Euro 2024, me “Legjionarët” e teknikut Sylvinho, që do të përballen në orën 21:00, me kampionët e Evropës, në fuqi, Italinë.

Pavarësisht se duhen edhe rreth 8 orë që nga fillimi i sfidës, tifozët e “Kuqezinjve” kanë nisur festën e këtij eventi historik, teksa nga pamjet e siguruar nga SYRI TV, duken tejet të entizuazmuar aq sa ia kanë filluar këngëve e valleve.

Ndërkaq, kujtojmë se, Shqipëria vjen për herë të dytë në finalet e një kompeticioni madhor, siç është Kampionati Evropian i futbollit, teksa këtë radhë janë shortuar në grupin e “ferri” të këtij turneu, ku bashkë me kampionët e Italisë, janë edhe “La Furia Roja” spanjolle, si dhe Kroacia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco