Kompanitë e basteve/ Italianët janë superfavoritë, shumë pak shanse për fitoren e ‘Legjionarve’

Kompanitë e basteve/ Italianët janë superfavoritë, shumë pak shanse për fitoren e ‘Legjionarve’

13:27, 15/06/2024

Mendojmë se jemi në formë dhe se mund t’ia dalim. Kjo ka qenë bindja në ekipin përfaqësues të Shqipërisë në prag të duelit kundër Italisë, ndonëse të tjerët nuk është se na besojnë shumë. Pavarësisht mjaft opinioneve që e cilësojnë ekipin “Kuqezi” si një surprizë të mundshme, apo si më të përgatiturin fizikisht në grup, agjencitë më të specializuara na japin fare pak shanse.

Po flasim për kompanitë e basteve, të cilat bëjnë analiza të thella për të realizuar parashikimet për sfidën e sotme në Kampionatin Europian. Të gjitha ato duket se janë në një mendje: Italia është superfavorite!

Kuotat për fitoren e të kaltërve janë ndër më të ulëtat e mundshme, nga 1.37 deri në 1.42. Diferenca, pra është e vogël, dhe vlerësimi shumë pak mbi atë që quhet “1” I sigurt.

 

Barazimi duket i vështirë dhe koeficientët shkojnë nga 4.4 deri në 5.1. Besimi te “Kuqezinjtë” bie në minimum kur vjen puna për fitoren e mundshme tonën. Kuota më e ulët është 8, dhe më e larta 10, pra diferenca është më e madhe sesa për rezultatet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco