Ish-trajneri i përkohshëm i Chelsea-t. Bruno Saltor është larguar nga detyra si ndihmës i Pochettinos në mënyrë sekrete. Lajmin e bëjnë me dije mediat londineze, sipas të cilave Saltor është paguar për pjesën e mbetur të kontratës dhe është larguar nga “Stamford Bridge”.
Saltor erdhi te Chelsea si asistent i Graham Potter dhe drejtoi skuadrën përkohësisht në momentin e shkarkimit të tij. Më pas Lampard nuk e mbajti në stafin e tij, por e riktheu Pochettino, duke qenë se ishte ende nën kontratë me Chelsea-n.
Megjithatë duket se pas vetëm katër muajsh, edhe argjentinasi ka vendosur ta largojë dhe tashmë Saltor nuk është më pjesë e bluve të Londrës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: