Oligarku rus Roman Abramovich i njohur për superjahtet e tij së fundi është vënë në qendër të vëmëndjes për për një tjetër arsye.
Mediat e huaja shkruajnë se ai i ka transferuar ish-bashkëshortes, Dasha Zukova koleksionin e tij të artit me vlerë 963 milionë dollarë.
Abramovich ia dhuroi këtë koleksion Zukovas me të cilën u divorcua në 2016 pak para pushtimit të Ukrainës nga Rusia e cila filloi në shkurt të 2021-it.
Koleksioni për të cilën ekspertët thonë se mund të jetë një nga koleksionet më të rëndësishme të artit modern në botë përfshin kryevepra të piktorëve rusë, amerikanë dhe britanikë.
Edhe pse prej kohësh dihet në botën e artit se Abramovich dhe Zukova shpenzonin shumë për veprat e artit, informacioni për përmbajtjen e koleksionit ishte i kufizuar.
Falë dokumenteve të rrjedhura në media nga një kompani offshore me qendër në Qipron Jugore, u zbulua se çifti kishte grumbulluar aq shumë vepra arti sa mund të hapej dhe një muze.
Sipas dokumenteve të zbuluara, më 4 shkurt, ditë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt 2021, Abramovich uli pjesën e tij të partneritetit prej 50 për qind në koleksionin që mbante në Angli në 49 për qind.
Arsyeja?
Që këto vepra arti të mos ishin subjekt i saksioneve nga vendet perëndimore, Abramovish duhet të kishte të paktën 50 përqind të aksioneve.
Ish-bashkëshortja e tij Zukova, e cila ka nënshtetësi amerikane dhe është një koleksioniste profesioniste, u bë aksionerja më e madhe e koleksionit me 51 për qind.
Gjithsej janë 367 vepra arti në koleksion, ku përfshin piktura të piktorëve me famë botërore si Monet, Mondrian, Matisse, Picasso, Magritte dhe modernistë rusë si Natalia Goncharova dhe Véra Rockline.
Dihet se vlera e të paktën 10 pikturave të koleksionit është më shumë se 25 milionë dollarë dhe se ato janë sjellë në Angli me rrugë ajrore dhe rrugë nga qendrat e artit si Gjeneva, Moska dhe Nju Jorku.
Një nga veprat më të shtrenjta të Abromivichit është piktura Triptych e piktorit irlandez Francis Bacon, me vlerë 86 milionë dollarë.
Sipas Andreë Renton, profesor në Universitetin e Londrës, koleksioni i Abramovich pasqyron "një shije të mirë në art, jo shijen vulgare të të pasurve".
Nuk dihet se ku ruhet aktualisht koleksioni.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: