Për Ernest Muçin duket se është një moment i mirë. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Legia e Varshavës në Poloni, sot ka shënuar 2 gola në Conference League përballë ekipit anglez Aston Villa. I pari ka ardhhur ne pjesen e pare duke shfrytëzuar një asistim të bukur nga e djathta e sulmit dhe duke depozituar në rrjetën e mbrojtur nga portieri kampion bote, Emiliano Martinez.
Pawel Wszolek shënoi për polakët në fillim por miqtë barazuan me anë të Palacio, deri sa Muçi shënoi golin e 2-1 por disa minuta më pas erdhi goli i Digne për miqtë. Legia e Varshavës është në grup me Aston Villa, Zrinjski dhe AZ Alkmaar.
Ne pjesen e dyte, sulmuesi shqiptar ka shenuar edhe nje tjeter gol duke qene i pabesueshem ne nje aksion personal dhe me nje goditje bilardoje duke mposhtur per here te dyte portierin Martinez me nje diagonale kirurgjikale…
Per Ernest Mucin tashme jane 7 gola mes kampionatit (3) dhe Kupave te Europes (4) kete sezon. Ai u grumbullua edhe nga trajneri Sylvinho me Shqiperine per eliminatoret e Euro 2024.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: