Roma ka arritur sonte një fitore të rëndësishme duke siguruar 3 pikët e para në grupin G të Europa League pasi mundi Sherif Tiraspolin në Moldavi me golin vendimtar të Romelu Lukakut, që pas rrjetës së realizuar në fundjavë ndaj Empolit, ka gjetur sërish rrugën e golit (një aksion super i bukur për verdhekuqtë e Jose Mourinhos)
Një ndeshje aspak e lehtë për Roma-n pasi vendasit kishin arritur të gjenin barazimin në pjesën e dytë pasi 45′ e para u mbyllën 0-1 për italianët pas një autogoli dhuratë nga moldavët. Roma që fiton kështu sfidën e parë, ashtu si Slavia Praga në të njëjtin grup.
Sukses me përmbysje në Austri për Liverpool-in e Jurgen Klopp. Skuadra “reds” e pa vetën në disavantazh ndaj LASK në 45′ e para pasi Flecker realizoi golin e 1-0 për vendasit. Por, në 45′ e dyta, yjet e ekipit anglez, Darwn Nunez, Diaz dhe Salah sollën 3 pikët e para në grupin E, aty ku sfida tjetër mes St Gilloise dhe Toulouse u mbyll 1-1 në Belgjikë.
Fitore e thelle 4-0 per ekipin me simpatik te momentit, Bayer Leverkusen. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso mbylli praktikën suedeze “Hacken” shume shpejt. Fitore e bukur edhe nga Rennes 3-0 ndaj Maccabi dhe Panathinaikosit ndaj Villareal 2-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: