VIDEO/ Ronaldo pritet në mënyrë të çmendur në Iran, tifozët shpërthejnë dyert e hotelit ku qëndron portugezi

VIDEO/ Ronaldo pritet në mënyrë të çmendur në Iran, tifozët shpërthejnë dyert e hotelit ku qëndron portugezi

09:41, 19/09/2023

Cristiano Ronaldo do të shijojë nesër përsëri Ligën e Kampioneve.

Jo atë në Europë, por në Azi, teksa Al Nasr luan një sfidë të komplikuar në transfertë përballë Persepolis.

Një sfidë ku ndoshta shumë tifozë vendas do të jenë më shumë mbështetës të portugezit se sa të skuadrës iraniane.

Kjo shihet nga mënyra se si është pritur ekipi arab në Iran, me një turmë prej mijëra njerëzish që ka shoqëruar autobusin nga aeroporti e pastaj në rrugë deri në hotel.

Tifozët kishin mbushur çdo mbikalim, apo ishin ngjitur në këmbë edhe në kodrat anës rrugës për të parë më mirë autobusin, teksa më pas ka nisur dhe pushtimi i hotelit ku qëndronte ekipi arab, sepse me mijëra tifozë ishin rrotull tij.

Forcat e sigurisë nuk mjaftuan dhe qindra tifozë hynë në ambientet e brendshme.

Ndaj u desh ndihma e policisë për të qetësuar situatën dhe boshatisur hollin e hotelit.

Në fund, Al Nasr u detyrua që të anulonte stërvitjen një ditë para ndeshjes, pasi ishte e pamundur që të largohej nga hoteli për të shkuar në stadium.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco