Erzeni ‘shijon’ fitoren e parë, thyhet Dinamo

Erzeni ‘shijon’ fitoren e parë, thyhet Dinamo

18:19, 17/09/2023

Erzeni merr fitoren e parë në triumfin minimal 2-1 ndaj Dinamo City, me këta të fundit që nuk po dinë të dalin nga kriza.

Ndeshja u zhbllokua nga shijakasit, që gjetën rrugën drejt rrjetës me Maliqin në minutën e 27-të.

Nga ana tjetër miqtë tentuan të gjenin golin e barazimit, por në fund pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Dinamo reagoi shpejt në nisje të fraksionit të dytë dhe barazoi me Zabergja në minutën e 57-të.

Megjithatë miqtë nuk ia dolën që ta ruanin barazimin, pasi në minutën e 78’ Kahrimanovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi fitoren dhe tri pikët e kësaj jave Erzenit.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1, me Erzenin që pas javës së katërt të Kategorisë Superiore renditet në vend të pestë me pesë pikë, teksa Dinamo pozicionohet në vend të tetë me tre pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco