Al Nassr vazhdon vrapin drejt kreut të Saudi League, që aktualisht mbahet nga Al Hilal.
Skuadra e Cristiano Ronaldos ka fituar 3-1 mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e Al Raed falë golave të portugezit, Mane dhe Talliscas.
CR7 ka provuar të shënojë golin e dytë personal në të gjitha mënyrat.
Kryesisht nga goditjet e dënimit dhe një nga këto është bërë virale në rrjetet sociale.
Një nga këto gjuajtje ka përfunduar në fytyrën e një kameramani.
Një tifoz i pozicionuar mbrapa portës drejt së cilës ka gjuajtur Ronaldo ka filmuar gjithçka.
Kameramani po ndiqte gjuajtjen e portugezit dhe në një moment të caktuar është goditur nga topi në fytyrë.
Cristiano Ronaldo n’a pas épargné un cameraman sur son coup franc. 😭
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 16, 2023
🎥 @ESPNFC pic.twitter.com/p9xqaqCkQn
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: