E pabesueshme: Mourinho refuzoi tri skuadrat e mëdha Europiane

E pabesueshme: Mourinho refuzoi tri skuadrat e mëdha Europiane

15:24, 19/01/2019

Jose Mourinho do t’i rikthehet futbollit, por jo në një të ardhme të afërt.

Trajneri portugez është i papunë pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.

55 vjeçari, në cilësinë e analistit në Bein Sport, ka thënë se dëshiron të mbetet në futboll, duke e cilësuar veten ende të ri për t’u pensionuar.

Por, mbi këto deklarata, ai nuk e sheh rikthimin në futboll në një të ardhme shumë të afërt.

Sipas raporteve të ‘Goal’, ‘The Special One’ u ka thënë disa miqve që ka pasur kontakte me Interin, Real Madridin dhe Benfican, por ka refuzuar rikthimin e shpejtë në stol.

Jose Mourinho në të kaluarën ka drejtuar të tri këto skuadra, madje me Interin ka arritur të fitojë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, trofe i cili iu kishte munguar Zikaltërve prej 45 viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco