VIDEO/ Pato si Messi, apo kampionati kinez është mediokër? Ja e vërteta

VIDEO/ Pato si Messi, apo kampionati kinez është mediokër? Ja e vërteta

14:56, 19/01/2019

Alexandre Pato u konsiderua si fenomeni i futbollit në vitin 2007, aq sa zgjoi interesin e Milanit dhe e bleu për 24 milionë euro nga Internacional në Brazil, asokohe vetëm 17 vjeç. Sulmuesi brazilian e nisi mirë karrierën edhe në Itali, në sezonin e tij të parë shënoi 9 gola, ndërsa në të dytin 18 të tillë.

Më pas erdhi rënia e tij në fushë falë dëmtimeve të shpeshta dhe shpërqendrimi jashtë fushe bënë që talenti i tij të tretej dalëngadalë. Në vitin 2013 ai u rikthye te Corinthias në Brazil, e më pas te Sao Paolo. Në vitin 2015 u kthye në Evropë, te Chelsea këtë herë, e më pas te Villarreal, por sërish dështoi të tregojë vlerat e tij dhe u largua drejt Kinës, aty ku i erdhi një ofertë e majme nga Tianjin.

Tashmë 29-vjeç dhe nuk luan në kombëtaren e “Selecao” edhe pse u bë pjesë e saj që në vitin 2008, kur ishte 18 vjeç. Ai numëron 27 ndeshje me fanellën e Brazilit dhe ka shënuar 11 gola, ndërsa hera e fundit që luajti në kombëtare ishte në vitin 2013.

Pato ka kaluar dy sezone në Kinë, dhe në 60 ndeshje ka arritur të shënojë 36 gola. Për të u ngarkua edhe një video në Youtube me titullin: “Alexandre Pato është shumë i mirë për të luajtur në kampionatin kinez.”, video në fjalë ka shkuar mbi 2 milionë shikime.

Gjithsesi aksionet dhe driblimet e tij ndaj kundërshtarëve janë tepër të thjeshta, aq sa e bëjnë 29-vjeçarin të duket si Lionel Messi, por në të vërtetë është thjeshtë kampionati kinez që është në nivel shumë të dobët dhe lojtarë si Pato duken sikur janë nga një planet tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco