Intervistë Ekskluzive/ Golashënuesi i Kategorisë së parë Branica drejt superiores

Intervistë Ekskluzive/ Golashënuesi i Kategorisë së parë Branica drejt superiores

12:42, 19/01/2019

Kleidis Branica është momentalisht golashënuesi i Kategorisë së Parë me tetë gola në 14 ndeshje.

Sulmuesi 26 vjeçar, në një intervistë për Syri.net ka folur mbi të ardhmen e tij dhe jo vetëm.

Përshendetje Kleidis, faleminderit që pranuat të na jepnit intervistë.

Faleminderit juve.

Egnatia këtë vit është goxha mirë ku pozicionohet në vendin e tretë 5 pikë më pak se Bylis, po e njisim këtë intervistë me objektivat e klubit, cilat janë ato?

Objektivi i klubit është padyshim ngjitja në superiore, dhe nëse unë do të jemë pjesë e saj do të ishte diçka shumë e bukur pasi hera e fundit kur ata janë ngjitur ka qenë viti 2003 dhe në atë kohë, trajner ishte babai im.

Si ndihesh të jeshë golashënues i Kategorisë së Parë?

Nuk është hera e parë që janë në këto pozivioni pasi ja kam arritur një gjëje të tillë edhe me Shkumbinin, por sigurisht që është një ndjesi e mirë dhe të bën të luftosh më shumë.

Ku e shikoni të ardhmen tuaj, planet që keni?

Momentalisht jamë në kontakt me dy klube të superiores dhe të presim se çfarë do të ndodhë.

Ekipi që bëni tifozllik?

Tirana dhe Juventus, me Tiranën edhe ka luajtur më të rinjtë dhe në shqipëri ata janë synimi im.

Po synimi juaj më i madh kush është?

Padyshim kombëtarja. Kam qenë pjesë e saj tek U-19 dhe U-21 por për shkak të disa dëmtimeve nuk munda që të shkoja deri tek A-ja.

Lojtari që keni si shembull?

Cristiano Ronaldo.

Faleminderit për intervistën dhe suksese në të ardhmen.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco