Ishte pjesë e Liverpulit në vitin 2005, vetëm një futbollistë i Manchester Cityt e ka të fituar Champions

Ishte pjesë e Liverpulit në vitin 2005, vetëm një futbollistë i Manchester Cityt e ka të fituar Champions

13:34, 10/06/2023

Manchester City do të kërkojë mbrëmjen e sotme trofeun e parë të Champions League në histori të klubit.

“Qytetarët” në finale do të përballen me skuadrën e Interit.

Nga të gjithë futbollistët e Manchester Cityt, vetëm njëri prej tyre e ka të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Bëhet fjalë për portierin 37-vjeçar, Scott Carson.

Carson ngriti lartë trofeun e Champions Leageu në vitin 2005, me skuadrën e Liverpulit, në përmbysjen e tyre historik kundër Milanit.

Image

Ai aktualisht është portier i tretë i Manchester Cityt, dhe mund ta fitojë trofeun e dytë pikërisht në “Stadiumin Olimpik Atatürk” të Stambollit, aty ku u luajt edhe finalja e vitit 2005.

Ndeshja finale mes Manchester Cityt dhe Interit do të nis nga ora 21:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco