Përkeqësohet gjendja e Sergio Rico, portieri i PSG-së bie sërish në koma

Përkeqësohet gjendja e Sergio Rico, portieri i PSG-së bie sërish në koma

22:02, 09/06/2023

Prej 28 majit, portieri i dytë i “gjigantëve” francezë të Paris Saint-Germain, Sergio Rico, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u rrëzua teksa ishte duke kalëruar e më pas kali e goditi në kokë.

Mirëpo, teksa raportohej për përmirësim nga ana e spanjollit, mjekët e spitalit “Virgen del Rocio” të Sevijas i hoqën “gardianit” të PSG qetësuesit që e mbanin atë në gjendje kome e tashmë gjendja e tij është përkeqësuar.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Sergio Rico mësohet se është kthyer sërish në koma, teksa nuk dihen detaje të tjera nga gjendja aktuale e 29-vjeçarit “iberik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco