Gëzim Maloku, 40-vjeçari nga Gjilani kishte një ëndërr nga fëmijëria, por që nuk iu realizua për shumë arsye.
Ëndrra e tij ishte ndarja e drejtësisë në ndeshjet e rangut të lart të futbollit.
Gjendja e rënduar ekonomike, vështirësitë me shendetin dhe gjerat tjera që ia solli jeta ia pamundësuan vazhdimësinë si gjyqtar.
Përkundër kësaj, ai vazhdon të mbajë veshur fanellat e një gjyqtari, kartonët dhe shumëcka tjetër që lidhet me këtë profesion.
Gëzimi një pjesë të kohës e kalon tek fusha e sportit të shkollës fillore “Selami Hallaci” në Gjilan, e cila është afër shtëpisë së tij, duke ndarë drejtësinë në ndeshjet e ekipeve të shkollës.
Gëzimi pas vdekjes së prindërve jeton i vetëm. Përvec vetmisë, ai përballet me gjendje aspak të mirë ekonomike. Ai merr vetëm 100 euro ndihmë invalidore nga shteti.
Atij i dalin në ndihmë shokët, banorët e lagjes Dardania por që ka nevojë edhe për njerëz vullnetmirë që t’i rregullojnë edhe shtëpinë e cila nuk i plotëson kushtet më të mira elementare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: