Trajneri më i kërkuar në Itali merr vendimin për të ardhmen

Trajneri më i kërkuar në Itali merr vendimin për të ardhmen

20:15, 09/06/2023

Vinçenco Italiano është kthyer në pak kohë në një nga trajnerët më të vlerësuar në Itali.

Drejtimi i Fiorentinës deri në finalen e Kupës  së Italisë dhe Ligës së Konferencës, ishte një vërtetim tjetër i aftësive të tij.

Për këtë arsye, ai është kthyer shpejt në një nga trajnerët më të ndjekur në Itali dhe janë shumë klube që e kanë piketuar për të ardhmen.

Një prej tyre është edhe Napoli, i cili me largimin e Spaletit, tundohej nga ideja për të afruar këtë trajner shumë të vlerësuar.

Megjithatë, mediat italiane kanë mësuar se Italiano ka vendosur që të qëndrojë të paktën edhe një vit te Fiorentina.

Në një takim që ka zhvilluar me drejtuesit më të lartë të klubit, është përsëritur dëshira e të dy palëve që të vazhdohet bashkëpunimi dhe presidenti Komiso ka qenë mëse i lumtur që ta konfirmonte edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu, Italiano do të nënshkruajë marrëveshjen e re me një kontratë 1+1, duke vazhduar eksperiencën e nisur në vitin 2021, kur u transferua te ky klub pasi kishte bërë mirë në stolin e Specias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco