‘Championsi është ëndrra e madhe’, Guardiola: Ju tregoj kush është çelësi i suksesit

‘Championsi është ëndrra e madhe’, Guardiola: Ju tregoj kush është çelësi i suksesit

20:07, 09/06/2023

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Pep Guardiola kërkon të mbyllë me një tjetër trofe këtë sezon. Ëndrra është titulli i Champions League dhe pengesa e fundit është Interi. Në prag të kësaj sfide, Guardiola ka dhënë konfrencën për shtyp ku foli për pritshmëritë e tij mbi ndeshjen.

“Është absolutisht një ëndërr të jesh në finale. Për të arritur te gjërat duhet që gjithmonë të kesh sasinë e duhur të obsesionit dhe dëshirës. Obsesioni është një fjalë positive. Është një ëndërr për të gjithë ne.”

CITY SKUADRA FAVORITE- “Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ky kompeticion. Unë nuk kontrolloj opinionin e njerëzve, thjesht fokusohem në atë që duhet të bëjmë.

Kam parë shumë ndeshje të Interit për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë. Në fund të fundit është një ndeshje futbolli. Skuadra që performon më mirë në 95 minuta do të fitojë. Në histori, Interi është më i madh se ne. Nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që nesër në orën 22:00 me orën e Stambollit të bëjmë performancën më të mirë të mundshme”.

KONTESTIMET NDAJ UEFA-S- “Është një ditë për të festuar. Tifozë të Interit dhe tifozë të Cityt, është një ditë për të qenë të lumtur. Festoni që jeni këtu. Ajo që ndodhi në të kaluarën është e kaluara. Është një kompeticion i jashtëzakonshëm që e organizon UEFA dhe ne e mbështesim me gjithë zemër atë që ata bëjnë. Nuk do ta kontestojmë, por jemi këtu për të festuar.”

HAALAND KA SHËNUAR PAK NDESHJET E FUNDIT- “Unë nuk jam këtu për të diskutuar mesataren e golave të Haaland. Nëse keni ndonjë dyshim për këtë, ju jeni i vetmi. Nuk kam asnjë dyshim, ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë të fitojmë Champions Leaguen nesër.”

ÇELËSI I SUKSESIT- “Kam lojtarë të mirë. Në të kaluarën kisha Messin, ndërsa tani kam Haaland. Ky është suksesi im. Nuk po bëj shaka. Duhet të kuptojmë që nuk mund t’ia dalin të vetëm, së bashku jemi një ekip i fortë. Ne kemi të njëjtën ide.

Djemtë që do të më ndjekin do të jenë këtu, ata që nuk do të më ndjekin nuk do të jenë. Çdo menaxher i suksesshëm ka një institucion të fortë dhe lojtarë të mirë. Një trajner nuk ka shënuar kurrë gola”.

MËSIMET E NXJERRJA NGA FINALJA E DY VITEVE MË PARË- “Do të doja t’ju tregoja për leksionet që kam nxjerrë, por nuk e di. Është një ndeshje tjetër, kanë kaluar dy vjet, lojtarët janë të ndryshëm. Dy sezone më parë ajo që kishim planifikuar ishte të përpiqeshim të luanim një ndeshje të mirë kundër Chelseat. Nuk funksionoi dhe njerëzit thonë se vendimet që morëm ishin të gabuara. Unë e kam një plan për nesër. Nëse kemi sukses, do të jetë mirë. Ne jemi gati, lojtarët do të japin gjithçka, duke njohur dhe respektuar kundërshtarët.”

INTERI- “”Ata janë të rrezikshëm në mënyrën se si luajnë. Presion i lartë, Onana është një portier i shkëlqyer, zhvillimi i lojës, Bastoni në krahun e majtë. Cilësia e lidhjes me sulmuesit, aftësia për të bërë një pasim shtesë.

Duhet të kërkojmë të mbrohemi, nuk e di si, por të mbrohemi nga këto lidhjet që bëjnë. Kur kemi topin të provojmë të sulmojmë. Është pak e vështirë kundër pesë vetave në mbrojtje. Po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje, për të qenë më efiçentë në mundësitë tona”, tha ndër të tjera Guardiola

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco