Wesley Sneijder bën parashikimin për finalen e Championsit: Do vendoset nga penalltitë, fiton...

Wesley Sneijder bën parashikimin për finalen e Championsit: Do vendoset nga penalltitë, fiton...

16:52, 09/06/2023

Wesley Sneijder, ish-heroi i tripletës së famshme me Interin në sezonin 2009-2010, ka folur për “Tuttosport” duke analizuar ndeshjen e finales së Champions League mes Manchester City dhe Interit.

“Ndeshja do të përfundojë në barazim, mendoj 1-1. Për mua do të shkojë me penallti. Zikaltrit në këtë rast mund të kenë një avantazh të mirë. Interin nuk do ta shohim të sulmojë, por do të jetë City që do e bëjë dhe zikaltrit që do të jenë të organizuar mirë.

Nëse pjesa e parë mbaron me rezultatin 0-0, mendoj se Interi do të ketë më shumë shanse për të bërë diçka. Gjithsesi, Manchester City është favorit për ta fituar, por shpresoj mos ta bëjë sepse padyshim unë jam me Interin”, është shprehur ish-mesfushori holandez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco