Bari apo Cagliari, kush do të ngjitet në Serie A? Ja rregullat e Play Off-it

Bari apo Cagliari, kush do të ngjitet në Serie A? Ja rregullat e Play Off-it

16:27, 09/06/2023

 

Duhet të luhen edhe 90 minutat e fundit të finales së Play Off-it të Serie B, të cilat do të përcaktojnë se kush mes Barit dhe Cagliarit do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm.

Frosinone dhe Genoa kanë siguruar një vend në elitën e futbollit italian, ndërsa të dielën në mbrëmje do të përcaktohet edhe skuadra e tretë që do të luajë në Serie A sezonin e ri.

Puliezët e drejtuar nga tekniku Mignani janë disi më të avantazhuar në këtë finale, falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Sardenjë. Bari mund të ngjitet në Serie A nëse fiton ose barazon në finalen e Play Off-it përballë Cagliarit. Ndërsa skuadrës së Ranierit i duhet me çdo kusht fitorja që të rikthehet në elitë një vit pas rënies në Serie B.

Rregullorja e Play Off

Rregullorja e turneut është e qartë, në rast barazimi ngjitet në Serie A skuadra që u rendit më mirë në kampionat gjatë sezonit të rregullt, nuk ka kohë shtesë apo penallti. Bari mbylli kampionatin në vendin e tretë, ndërsa Cagliari në vendin e pestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco