Messi në SHBA, përfitime milionere dhe impakt i jashtëzakonshëm financiar

Messi në SHBA, përfitime milionere dhe impakt i jashtëzakonshëm financiar

21:19, 08/06/2023

 

“Nëse do të kisha zgjedhur paratë, do të kisha pranuar 1 miliard dollarë nga Arabia”.

Kjo ishte deklarata e Lionel Messi menjëherë pasi konfirmoi firmën me Inter Miami në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, transferimi në Major League Soccer, përveçse më i madhi në tri dekadat e fundit përtej Atlantikut, do t’i sigurojë yllit argjentinas përfitime milionere.

Edhe pse pritet të konfirmohet, Messi do të paguhet 60 milionë euro në sezon tek Inter Miami. Kontrata është njëvjeçare, me opsion rinovimi edhe për dy vjet. Në mbylljen e çdo sezoni, Leo do të vendosë nëse do të vazhdojë aventurën te klubi nga Florida.

Përpos pagës, 7 herë fituesi i Topit të Artë ka të garantuara përfitime nga shitja e fanellave të Inter Miami, përqindje nga shitjet e Adidas, përqindje nga e drejta e transmetimit të kampionatit amerikan, por edhe mundësia e blerjes së aksioneve të një klubi pas tërheqjes.

Pika e fundit do të bënte që kampioni i botës të ndiqte gjurmët e David Beckahm, duke u bërë pronar i një ekipi në Major League Soccer. Leo Messi largohet nga Evropa pas 704 golave të shënuar në 853 ndeshje, ku ka fituar edhe 37 trofe. Impakti i argjentinasit në Shtetet e Bashkuara ka qenë i menjëhershëm.

Nëse në qershor të vitit të kaluar, bileta minimale për ndeshjen e Inter Miami kushtonte 29 dollarë, tashmë çmimi përllogaritet në 477dollarë. Biletat në stadium për të parë debutimin e Messi-t kushtojnë më tepër se vendet në finalen e tretë të titullit në NBA, ndërmjet Miami dhe Boston.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco