'Pas pesë sezonesh është koha të largohem', mesfushori i Chelsea drejt transferimit tek ekipi rival

'Pas pesë sezonesh është koha të largohem', mesfushori i Chelsea drejt transferimit tek ekipi rival

21:06, 08/06/2023

 

Nga grumbullimi me Kroacinë, Mateo Kovacic del hapur dhe paralajmëron një largim të mundshëm nga Chelsea. Mesfushori kroat është përfolur shumë për një transferim te Manchester City, ndërsa dhe vetë ai në një intervistë nuk e mohon diçka të tillë.

“Unë kam ende edhe një vit kontratë me Chelsea. Megjithatë, sezoni i fundit ka qenë shumë negativ, dhe për më tepër gjithçka po ecën në drejtimin që, pas pesë viteve pozitive, unë të ndryshoj skuadër”, shprehet fillimisht Kovacic që më pas preferon të driblojë, por pa e mohuar, një transferim të mundshëm tek Manchester City.

“City është një skuadër e madhe, dhe që e meriton të jetë në finalen e Champions League. Në futboll mund të ndodhë diçka. Megjithatë, nuk kam diçka tjetër për të shtuar mbi këtë çështje, pasi as unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha ndër të tjera Kovacic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco