FOTO/ Brenda apartamentit 8,2 milionë euro të Lionel Messit në Miami

FOTO/ Brenda apartamentit 8,2 milionë euro të Lionel Messit në Miami

19:34, 08/06/2023

 

Për të një apartament në kullën luksoze Porsche. Një vendstrehim me pamje nga deti me 5 dhoma gjumi dhe një ashensor për të parkuar makinat në majë të rrokaqiellit

Marrëveshja duket e përfunduar. Sezonin e ardhshëm Lionel Messi do të luajë për Inter Miami, me shpresën për të ringjallur klubin, duke u kthyer nga një sezon mjaft negativ në MLS.

Messi duket se ka avantazhin që nuk do të mundohet shumë për të gjetur një shtëpi. Kjo pasi që nga fundi i vitit 2020, Messi është pronari i një apartamenti prej rreth 500 metrash katrorë në kullën luksoze dhe ekskluzive Porsche në Miami.

Për ta blerë shtëpinë atij asokohe iu desh të shpenzonte 8,2 milionë euro. Jo shumë për ata që fitojnë mesatarisht mbi 100 milionë në vit. Por në çdo rast, ky investim tregon se Messi kishte kohë që mendonte të luante në MSL në fund të karrierës së tij.

Sa i përket apartamentit ai ndodhet buzë oqeanit dhe ka akses shumë të lehtë në plazh. Edhe problemi se ku do të vendoset makina zgjidhet shpejt, pasi ka një ashensor të dedikuar që e vendos atë në hapësirën e veçantë brenda kullës.

ImageImage

Lobi i apartamentit është i dekoruar me orendi luksoze dhe madje të lejon të shohësh makinën e parkuar në disa prej apartamenteve.

Po ashtu për ata si Messi që kanë zgjedhur të blejnë një apartament me 5 dhoma gjumi, ekziston mundësia që të kenë një pishinë më të vogël në ballkonin e tyre.

Ndërkohë, dhoma e gjumit master ka një dhomë ndenjjeje ngjitur dhe pamje nga oqeani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco