Iku nga Lazio, Igli Tare i propozohet Milanit në vend të Maldinit... dhe Napolit kampion

Iku nga Lazio, Igli Tare i propozohet Milanit në vend të Maldinit... dhe Napolit kampion

21:41, 06/06/2023

Igli Tare u largua nga Lazio pas shumë vitesh si drejtor sportiv.

Mediat italiane zbulojnë prapaskena interesante, rreth të ardhmes së mundshme të Tares.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Tare i është propozuar Milanit dhe më pas Napolit.

Kuqezinjtë sapo ndanë rrugët me Maldinin dhe për momentin ai rol do të mbulohet nga një grup i brendshëm.

Nëse do të ketë diçka të re në këtë front, me siguri se do të bëhet publike.

Napoli synon që të zgjidhë fillimisht çështjen e trajnerit, për të menduar më pas për drejtorin sportiv.

Klubi kampion në fuqi i Serie A po shqyrton të gjitha alternativat dhe në javët në vijim priten të reja të rëndësishme.

Kështu, përfundimisht, të gjitha kartat mbeten të hapura, me të ardhmen e Igli Tares që mbetet enigmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco