Agim Ademi me Armand Dukën mysafirë në finalen e madhe të 'Conference League'

Agim Ademi me Armand Dukën mysafirë në finalen e madhe të 'Conference League'

20:02, 06/06/2023

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me atë të FSHF-së, Armand Duka janë duke qëndruar në Pragë të Çekisë ku do të jenë prezentë në finalen e Conference League.

Ademi e Duka janë me ftesë të UEFA-së, derisa numri një i FFK-së, ka thënë se atje janë me ftesë të presidentit të UEFA-së, Aleksandër Ceferin.

“Të gjithë sytë e tifozëve të futbollit janë të fiksuar në finalen e Conference League, Fiorentina vs Ëest Ham, që zhvillohet nesër në stadiumin “Eden Arena” në Pragë. Një arenë kjo e përsosur për një spektakël futbolli.

Bashkë me mikun tim Armand Duka, që për herë të dytë radhazi u zgjodh anëtar i KE të UEFA-së, tashmë ndodhemi në kryeqytetin e Republikës Çeke, me ftesë të presidentit të UEFA-së, Aleksandër Çeferin, për t’i përjetuar emocionet e kësaj finaleje”, ka shkruar Agim Ademi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco