Trajneri i West Ham për finalen me Fiorentinën: Përballja me skuadrat italiane është gjithmonë e vështirë

Trajneri i West Ham për finalen me Fiorentinën: Përballja me skuadrat italiane është gjithmonë e vështirë

19:44, 06/06/2023

Conference League ka arritur në aktin e fundit me finalen mes West Ham dhe Fiorentinës të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “Hammers”, David Moyes, u shpreh se Fiorentina është një kundërshtar i komplikuar.

“Fiorentina më bën shumë përshtypje, Ata janë një kundërshtar i komplikuar dhe është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat italiane. Ne i respektojmë shumë”, tha ai.

Më tej tekniku theksoi se ndihet i privilegjuar që është në këtë finale europiane.

“Jam i privilegjuar sepse kam kaq vite që stërvitem dhe tani mund të luaj në një finale. Unë kurrë nuk e shoh veten si legjendë në këto kushte, më pëlqen të njihem si trajner, një njeri serioz që jep gjithmonë maksimumin dhe gjithmonë përpiqet t’i bëjë skuadrat e tij konkurruese”, u shpreh Moyes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco