Juventusi ‘tradhton’ Realin dhe Barcelonën, largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Juventusi ‘tradhton’ Realin dhe Barcelonën, largohet nga projekti i Superligës Evropiane

19:08, 06/06/2023

Juventusi raportohet se ka informuar Real Madridin dhe Barcelonën se po largohen nga projekti i Superligës Evropiane.

“Relevo” ka raportuar se klubi italian i ka dërguar një letër të dy klubeve spanjolle, ku i ka informuar për këtë vendim.

Real Madridi dhe Barcelona tani mbeten të vetmet klube të interesuara për krijimin e këtij kompeticioni.

Juventusi ishte një prej klubeve kryesore që e mbështeti idenë për krijimin e Superligës Evropiane.

Vendimi i tyre për tërheqje nga kjo ide besohet se ka të bëjë edhe me raportimet se klubi nga Torino është paralajmëruar nga UEFA se mund të përjashtohet nga garat evropiane.

Juventusi sezonin e ardhshëm do të merr pjesë në Ligën e Konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco