Zyrtare: Prishtina godet me snajperistin Devoe Joseph

Zyrtare: Prishtina godet me snajperistin Devoe Joseph

12:44, 06/06/2023

Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollistin Devoe Joseph.

Klubi kryeqytetas këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe Joseph, thuhet në njoftim.

Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë.

Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin.

Joseph së fundimi ishte pjesë e klubit të Pejës, ku pati një dorë të madhe në triumfin në finale ndaj Trepçës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco