Pasuesi i Benzmasë, Reali e ka pikasur në Premier League

Pasuesi i Benzmasë, Reali e ka pikasur në Premier League

11:58, 06/06/2023

Futbollisti i Chelsea, Kai Havertz është shumë pranë transferimit në Spanjë të Reali i Madridit. Këtë e bën të ditur gazeta gjermane “Bild”, sipas së cilës, presidenti i Realit, Florentino Perez, është i gatshëm t’i bëjë klubit të Chelsea-t një ofertë prej 60 milionë eurosh.

Largimet nga “Los Blancos” në ditët e fundit të sulmuesve si Karim Benzema dhe Marco Asensio, bëjnë që Reali të kërkojë të mbushë boshllëqet me elementë cilësorë.

Emri i Havertz nuk është i vetmi që pëlqehet nga drejtuesit spanjollë. Harry Kane është një tjetër alternativë për madrilenët, por problem është vlera e lartë e kartonit që synon Tottenhami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco