Në rrezik tregu i transferimeve të Milanit, ja çfarë ndodh me largimin e Maldinit dhe Massaras

Në rrezik tregu i transferimeve të Milanit, ja çfarë ndodh me largimin e Maldinit dhe Massaras

11:21, 06/06/2023

Me largimin e pashmangshëm të Paolo Maldini dhe Fredecick Massara, Milanit do t’i prishen planet në tregun e transferimeve. Ja kush janë disa emra që ishin pranë kuqezinjve, por me largimin e drejtuesve afrimi i tyre është ndërlikuar.

Sipas “Sportmediaset”, ditën e djeshme ishte planifikuar një takim me agjentin e Ruben Loftus-Cheek, por tashmë Milani duhet të presë. Takimi tashmë pritet të ngadalësohet dhe nuk dihet se kur mund të ndodhë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë kishin avancuar negociatat me Daichi Kamada të Eintracht Frankfurt. Duke qenë se mesfushori japonez ishte sugjeruar nga Maldini dhe Massara, transferimi i tij në Milano mbetet në dilemë.

Një tjetër lojtar që dyshja Maldini-Massara kishin piketuar në skuadrën e Milanit ishte Lois Openda. Me largimin e dy drejtuesve të klubit kuqezi, sulmuesi i Lens tashmë është shumë pranë transferimit te Leipzig në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco