Nga Klose te Immobile, kush janë goditjet e merkatos nga Igli Tare me Lazion

Nga Klose te Immobile, kush janë goditjet e merkatos nga Igli Tare me Lazion

09:56, 06/06/2023

Igli Tare është larguar nga Lazio, por puna e tij në pothuajse dy dekada në kryeqytetin italian ka lenë shenjë dhe jo pa të drejtë ka fituar disa herë çmimin si drejtori sportiv më i mirë në Itali. Megjithatë, tashmë aventura e tij me Lazion përfundoi, por është koha për një retrospektivë, aty ku mediat italiane tregojnë disa nga afrimet më të suksesshme të Tares si drejtor sportiv.

Hernanes. I afruar nga Sao Paolo për shifrën e 13.5 milionë eurove në total, mesfushori brazilian u kthye menjëherë në pikë kyçe për kryeqytetasit ku kaloi 4 sezone të suksesshme përpara se të shitej tek Interi.

Joaquin Correa. I afruar në 2018 nga Sevilla te Lazio për 18 milionë euro, sulmuesi argjentinas tregoi menjëherë se ishte një goditje epike e Igli Tares në merkato, ku me golat e tij dhe performancat e shkëlqyera nuk e diskutoi në asnjë moment vendin e titullarit. Udhëhoqi skuadrën kryeqytetase drejt një Kupe italia dhe një Superkupe. Më pas u shit tek Interi për rreth 30 milionë euro.

Marco Parolo. U ble nga Parma për 5 milionë euro. Merr përsipër çelsat e mesfushës për një kohë të gjatë, luan si kapiten për fanellën e Lazios dhe në fund e mbyll edhe karrierën në kryeqytet.

Senad Lulic. Një tjetër legjendë e Lazios e blerë nga Igli Tare për 3 milionë euro nga Young Boys. Edhe ky kthehet në një kapiten për Lazion dhe e mbyll karrirën në kryeqytet.

Ciro Immobile. Mund të konsiderohet goditja më e bujshme e Igli Tares si drejtor sportiv te Lazio. E blen nga Sevilla për 8.5 milionë euro, në një moment ku sulmuesi italian kishte mungesë besimi dhe një formë jo të mirë. Kthehet në liderin e sulmit dhe me golat e tij vendos rekorde në Serie A dhe udhëheq Lazion drejt trofeve.

Sergej Milinkovic-Savic. Në mesfushë mund të jetë goditja më e madhe që ka bërë në karrierën e tij si drejtor sportiv te Lazio. Igli Tare e piketon te Genk dhe e sjell menjëherë në Romë për 10 milionë euro. Aktualisht është lideri i mesfushës së Lazios dhe vlera e tij në treg shkon mbi 100 milionë euro. Kërkohet nga shumë gjigantë në Europë.

Luis Alberto. Vetëm 5 milionë euro kanë mjaftuar që mesfushori spanjoll të veshë fanellën e Lazios. Ka çelsat e fantazisë që nga dita e parë që vjen te Lazio dhe së bashku me Milinkovic-Savic, kthehen në një nga dyshet më të frikshme në Serie A. Njësoj si mesfushori serb, edhe Luis Alberto është në vëzhgim nga shumë emra të mëdhenj europianë.

Felipe Anderson. Fillimisht blihet për 8 milionë euro nga Santos dhe me paraqitjet e tij magjeps jo vetëm Italinë. Ofertat për të nuk mungojnë dhe shitet në Angli te West Ham për 40 milionë euro në verën e vitit 2018. 3 vite më vonë rikthehet te Lazio për 3 milionë euro. Gjeniale.

Antonio Candreva. Transferohet nga Udinese në vitin 2013 për 10 milionë euro. Me paraqitjet e tij gjithë tifozëria bie në dashuri me të dhe ofertat nuk mungojnë. Në vitin 2016 transferohet tek Interi për 22 milionë euro.

Miroslav Klose. Nuk ka nevojë të paguajë asnjë qindarkë për të afruar te Lazio një nga sulmuesit më të rëndësishëm jo vetëm në Gjermani po në të gjithë Europën. Fryma e tij prej kampioni udhëheq Lazion drejt fitimit të Kupës në sezonin 2012-2013. Tërhiqet nga futbolli pas aventurës me Lazion.

Thomas Strakosha. Bie në syrin e Igli Tares që kur ishte pjesë e akademisë së Panioniosit në Greqi. Afrohet fillimisht tek ekipi i të rinjve të Lazios dhe më pas për disa vite kthehet në një titullar të padiskutueshëm.

Stefan De Vrij. Të shtunën do të luajë finalen e Champions League, por në Itali, përpara Interit vjen te Lazio. Igli Tares i bie në sy te Feyenoordi dhe e blen për 8.5 milionë euro. Kthehet menjëherë në një nga mbrojtësat më të rëndësishëm të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco