Lojtarët e Milanit janë tërbuar për shkarkimin e Maldinit

Lojtarët e Milanit janë tërbuar për shkarkimin e Maldinit

09:53, 06/06/2023

Paolo Maldini nuk është më drejtor sportiv i Milanit, kanë bërë të ditur mediat e shumta italiane.

Takimi mes Maldinit, Daniele Massaros dhe pronarit të klubit Gary Cardinale ka qenë i tensionuar, për çka shefi i klubit ka vendosur të shkarkojë Maldinin dhe Massaron.

Mediat italiane pretendojnë se lojtarët e Milanit nuk e kanë pranuar mirë dorëheqjen e Maldinit.

Ato raportojnë se futbollistët kanë mbetur të shokuar dhe janë tërbuar për shkak të këtij vendimi të pronarit Cardinale.

Lojtari më i mirë i Milanit, Rafael Leao, ka postuar një emoji në rrjetet sociale, pikërisht në momentin që u publikua lajmi se Maldini po largohej nga klubi. Maldini e bindi Leaon të qëndrojë në klub dhe të nënshkruajë një kontratë të re.

Pas reagimit të tij, lind pyetja nëse tani ai dëshiron të qëndrojë në klub.

Të revoltuar janë shprehur edhe Sandro Tonali dhe Theo Hernandez, të cilët besojnë se Maldini është pjesë e historisë së klubit dhe se ai nuk duhet të largohet në këtë mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco