VIDEO/ Dy sekonda larg rekordit, Luiza Gega shkëlqen mes më të mirave të Atletikës

VIDEO/ Dy sekonda larg rekordit, Luiza Gega shkëlqen mes më të mirave të Atletikës

14:53, 04/06/2023

Luiza Gega ka qenë 2 sekonda larg rekordit të saj në “Diamond League”, megjithatë atletja shqiptare ka bërë një paraqitje bindëse në këtë garë.

Në Firenze të Italisë është duke u mbajtur edicioni i Diamond League, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina. Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të.

Ajo është renditur e 10-ta me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke konfirmuar se është në një formë shumë të mirë. Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror.

Ndërkohë, në vend të parë u rendit atletja nga Etopia, Sembo Almayeu, e dyta u rendit keniania Jackline Chepkoech dhe e treta etiopiania Zerfe Uondemagegn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco