U tall me viktimat e tragjedisë në Hillsborough, arrestohet tifozi i Manchester United

U tall me viktimat e tragjedisë në Hillsborough, arrestohet tifozi i Manchester United

10:53, 04/06/2023

Një tifoz i Manchster United është arrestuar gjatë ndeshjes së djeshme në finalen e FA Cup kundër rivalit të qytetit, City, në të cilën skuadra e tij humbi trofeun (1-2).

Ishte një ditë makthi për tifozët e United, veçanërisht një tifoz që e kaloi fundin e ndeshjes në paraburgim. Arsyeja është fanella që kishte veshur në Wembley.

Tifozi i United u shfaq me një fanellë duke u tallur me viktimat e tragjedisë së Hillsborough në 1989, në të cilën vdiqën 97 tifozë. Hillsborough mbetet edhe sot e kësaj dite një nga tragjeditë më të mëdha që janë parë ndonjëherë në botën e sportit.

Para fillimit të ndeshjes, tifozi është fotografuar me fanellën e United me numrin 97, që lidhet me 97 tifozët e vdekur dhe në mbishkrimin e emrit ka shkruar “Nuk mjafton”.

Fotoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Falë postimeve në Twitter, tifozi u arrestua gjatë ndeshjes.

Policia Metropolitane reagoi shpejt dhe arrestoi fansin pasi imazhet u bënë virale. Ai është arrestuar me dyshimin se ka kryer vepër kundër rendit dhe qetësisë publike dhe është caktuar masa e ndalimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe kemi punuar në mënyrë proaktive me zyrtarët në stadiumin Wembley për të identifikuar individin”, tha policia.

Kujtojmë se tragjedia e Hillsborough ndodhi më 15 prill 1989 në Sheffield. Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup mes Liverpool dhe Nottingham Forest, 97 tifozë vdiqën dhe 766 të tjerë u plagosën. Mbipopullimi i tribunave shkaktoi tragjedinë dhe incidenti iu faturua policisë për lejimin e shumë njerëzve në tribuna.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco