ZYRTARE / Real Madrid mbyll bashkëpunimin me Eden Hazard

ZYRTARE / Real Madrid mbyll bashkëpunimin me Eden Hazard

21:19, 03/06/2023

Një ditë e mbushur plot me largime kjo e sotmja në ambientet e Real Madridit. Pas mbylljes së bashkëpunimit me Marco Asensio dhe Mariano Diaz, “los blancos” kanë zyrtarizuar një tjetër largim.

Eden Hazard nuk do të jetë më një lojtar I Real Madrid duke filluar që nga sezoni I ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Në korrik, sulmuesi belg do të jetë një lojtar I lirë, ende nuk është e ditur skuadra ku ai do të bëjë pjesë vitin e ardhshëm. Hazard u ble nga Real Madrid në vitin 2019 për shifrën e 115 milionë euro, por kurrë nuk arriti të japë shkëlqimin e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco