Musiala ndez gjakrat: Vendim i çuditshëm, shkarkimi i Brazos është turp

Musiala ndez gjakrat: Vendim i çuditshëm, shkarkimi i Brazos është turp

19:37, 02/06/2023

Jamal Musiala u tregoi të gjithëve se përse cilësohet si “Messi” i Gjermanisë në javën vendimtare të Bundesligës, duke hipotekuar titullin numër 33 në radhët e Bajernit.

Por shkarkimi i beftë i ish-drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic, ka lënë gjurmë të thella te 100-milionëshi bavarez.

“TËRBIMI” I MUSIALËS- “Hasani do të ketë gjithmonë vend special në zemrën time. Pikërisht ai ishte personi kryesor që unë mora vendimin për të djersitur fanellën e Bayernit. I mrekullueshëm, është fjala e duhur në përkufizimin e Salihamidzic. Gëzojmë respekt të ndërsjellët dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pavarësisht se rrugët u ndanë pra disa ditësh. Turp që bordi mori vendimin e çuditshëm në shkarkimin e Brazos. Mungesa e 46-vjeçarit do të ndihet. Të gjithë e dimë se me sa përkushtim e ka kryer detyrën e tij në pozitën e drejtorit sportiv në Mynih”, e mbylli me nota të emocionale “bambi” (pseudonimi i Jamal Musialës).

 

Ballkanasi në verën e viti 2019 i pikas cilësitë e Musialës kur aktivizohej në moshat e Chelseat, aq sa nuk e pati të nevojshëm konsultimin me personazhet e tjerë për ta marrë me vete në “Allianz Arena”.

 

E ARDHMJA E TRAZUAR- Jamalit i skadon kontrata me rekordmenët gjermanë në verën e vitit 2026 dhe diskutimet mes të dyja palëve kishin nisur, aty ku Hasan thuajse e kishte kopsitur bindjen e agjentit të 20- vjeçarit dhe familjarëve. Tashmë skenarët kanë ndryshuar, duke marrë ngjyra të turbullta se çfarë do të bëhet me avancimin e bashkëpunimit mes lojtarit dhe kampionëve.

 

Nëse u referohemi edhe notave kritike karshi bordit mbikëqyrës, të cilët e dhanë përgjigjen e tyre ndaj punës së Salihamidzic me “dëbim”, shtohen pikëpyetjet rreth së ardhmes. Futbollisti me numër 42 në gjirin e rekordmenëve ka siguruar 10 trofe prej inkuadrimit në ekipin e parë prej sezonit 2020-2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco