Kush janë 8 sulmuesit që mund të zëvendësojnë Benzeman te Real Madrid

Kush janë 8 sulmuesit që mund të zëvendësojnë Benzeman te Real Madrid

10:15, 02/06/2023

Real Madrid pritet të jetë një ndër klubet që do të zhvillojë merkaton më të zjarrtë të transferimeve gjatë kësaj vere, duke nisur edhe nga largimi i mundshëm i Karim Benzema nga ekipi.

Sulmuesi francez mendohet se ka dhënë ‘ok’ për një lëvizje te skuadra e Arabisë Saudite, Al Ittihad në moshën 35 vjeçare, duke u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’ pas 14 vitesh të lavdishme, ku fitoi edhe trofesun ‘Topi i Artë’.

Francezi do të paguhet 342 milionë paund për një kontratë dyvjeçare me Al Ittihad, por tashmë ‘Los Blancos’ do të duhet të gjejnë një zëvendësues për sulmuesin që shënoi 353 gola për sa kohë mbajti veshur fanellën galaktike.

Në listën e mundshme të dëshirave që Flrentino Perez ka, sipas medias britanike The Sun qëndrojnë 8 emra sulmuesish potencialë, si më poshtë:

Harry Kane

Ylli i Tottenham është i lëkundur në dëshirat e tij, pasi ekipi nga Londra veriore u rendit vetëm në vendin e 8-të, duke mbetur jashtë skenës së futbollit europian për vitin e ardhshëm.

Kane ka paralajmëruar një largim nga Spurs këtë verë dhe më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje te Los Blancos.

Edhe pse një përpjekje për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë mund të rezultojë e ndërlikuar, siç zbuloi ekskluzivisht SunSport, bomba e Benzemas mund të shohë Perez që të tundojë kapitenin e Anglisë.

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez duke qenë 38 vjeç do të ishte vetëm një opsion afatshkurtër për Realin, por ai e njeh mirë ambientin në La Liga dhe do të dijë të shënojë kur thirret në detyrë.

Ronaldo luajti për klubin galaktik për 9 vite, gjatë të cilit ai u bë golashënuesi më i mirë ndonjëherë në historinë e tyre.

Aktualisht CR7 duket në perëndim të karrierës në Arabinë Saudite me Al-Nassr, por ai është i etur për një rikthim në futbollin evropian dhe Madridi mund të bëhet një opsion.

Viktor Osimhen

Hajmalia që e çoi Napolin e De Laurentis në të parin titull kampion pas 33 vitesh është një nga emrat më të njohur në treg këtë verë.

Osimhen është vetëm 24 vjeç dhe ka qenë i lidhur me një mori gjigantësh evropianë këtë sezon, si Manchester United, Chelsea, PSG dhe Bayern Munich.

Megjithatë, Madridi është ëndrra e çdo futbollisti dhe këtu nuk përjashtohet vrasësi i portës në Serie A, i cili shëoi 25 gola këtë sezon. Napoli besohet se dëshiron 130 milionë paund për ta lënë atë të largohet, por paratë në këto kushte nuk duket të jenë problem për Perez.

Marcus Rashford

Rashford, 25 vjeç, ka shijuar sezonin e tij më të mirë ndonjëherë me Manchester United, duke shënuar 30 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat.

Ai mund t’i shtohet sulmit ekzistues të Madridit, duke krijuar tredhëmbëshin perfekt me Vinicius Jr. dhe Rodrygo.

Një lëvizje në Bernabeu mund të intrigojë asin e ‘Djajve të Kuq’ dhe një marrëveshje mund të jetë e mundur pasi kontrata e tij skadon në vitin 2024.

Një ofertë e mirë mund të tundojë familjen Glazers duke i dhënë “ok” një shitje të mundshme të tij, përpara se ta humbasin xhevahirin e tyre falas verën e ardhshme. Në garë për Rashford është edhe Barcelona, ndaj gjasat janë të kemi një derbi spanjoll në merkato.

Erling Haaland

Superylli norvegjez është profili perfekt i sulmuesit dhe është vetëm 22 vjeç. Ai do t’i përshtatej padyshim faturës së El Galactico pasi shënoi 52 gola në 51 ndeshje për Manchester City në sezonin e tij debutues me klubin.

Haaland ka qenë një objektiv i mëparshëm për Madridin përpara se të vendoste të transferohej në Premier League.

Los Blancos mund të bëjnë një ofertë rekord botëror për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund në verën e vitit 2024, por mund të zgjedhin t’i afrojnë planet e tyre me 1 vit, për të nënshkruar një lëvizje më herë.

Kylian Mbappe

Ylli francez, tashmë 24 vjeç, është në kulmin e karrierës dhe gjithmonë është dukur i destinuar për një lëvizje në Madrid, e cila pothuajse u realizua në vitin 2022 derisa nënshkroi një mega-kontratë me PSG.

Megjithatë, pas një sezoni zhgënjyes në Francë, mendohet se Mbappe po mendon të largohet nga klubi për të përmbushur ambicien e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.

Dhe me marrëveshjen e tij në kryeqytetin francez që skadon verën e ardhshme, Madridi mund të përpiqet edhe një herë të bindë PSG-në për një shitje.

Lautaro Martinez

Martinez ka shijuar një tjetër sezon të frytshëm me Interin pasi ka shënuar 21 gola në 37 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Ai gjithashtu ka ndihmuar klubin milanez të shkojë në finalen e Champions League, ku do të përballet me Manchester Cityn.

Klubi italian po merret me disa çështje financiare dhe mund të detyrohet t’a shesë kampionin e botës me Argjentinën dhe me paratë e fituara prej tij të rindërtojë skuadrën.

Kai Havertz

Frontmeni i Chelseat mund të jetë një opsion shokues për Madridin pasi ata tashmë ishin lidhur me një lëvizje të mundshme për gjermanin, i cili duket se ka humbur gjurmët në këtë sezon zhgënjyes të “Bluve të Londrës”.

Havertz është vetëm 23 vjeç dhe jo shumë kohë më parë shihej si një nga yjet më emocionues në Evropë pasi shkëlqeu me Bayer Leverkusen.

Ai ka fituar Champions League, FA Cup dhe Kupën e Botës për klube me Blutë.

Chelsea mund të joshet për shitjen e tij në mënyrë që të kthejë në arkat e klubit disa nga 600 milionë paund që sapo kanë shpenzuar në dy sesionet e merkatos në sezonin që po mbyllet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco