NBA/ Denver e nis mbarë rrugën drejt titullit, fiton finalen e parë ndaj Miamit

NBA/ Denver e nis mbarë rrugën drejt titullit, fiton finalen e parë ndaj Miamit

10:08, 02/06/2023

Skuadra e Denver Nuggets fitoi sot 104-93 ndaj Miami Heat në finalen e parë të play off-it në NBA, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve për titullin kampion.

Një fitore e merituar e skuadrës vendase, që kishte 10 ditë kohë për të përgatitur këtë sfidë, ndërsa rivalët nga Florida vetëm tri të tilla.

Gjithsesi, në fushë u zhvillua një ndeshje më së shumti e ekuilibruar, ku për Denver u dallua i zakonshmi Nikola Jokic, autor i një “triple double”.

Ai e mbylli ndeshjen me 27 pikë, 10 rebound e 14 asist, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 26 pikë e 10 asist.

Për Miami u dallua Bam Adebayo me 26 pikë e 13 rebound, por zhgënjeu Jimmy Butler, me vetëm 13 pikë.

Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në fushën e Denver, pas 48 orësh dhe më pas seria do të spostohet në Florida.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco