Hakimi largohet nga PSG, shpresë për tifozët e Interit

Hakimi largohet nga PSG, shpresë për tifozët e Interit

08:38, 02/06/2023

Lajmi me siguri që do të ngjallë shpresat e tifozëve të Interit, që ëndërrojnë një rikthim të Achraf Hakimit, edhe pse në përgjithësi do të mund të ndezë merkaton e ardhshme verore.

Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, Hakimi, ish-anësor i Interit dhe kampion i Italisë nën menaxhimin e Conte-s në 2021, ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në përfundim të këtij sezoni.

Janë dy motivet kryesore që kanë shtyrë futbollistin nga Maroku për të bërë këtë zgjedhje: Pikë së pari, atmosfera që është krijuar rreth skuadrës së drejtuar nga Galtier, kampione e Francës por që po kontestohet fort nga tifozët e saj, si dhe akuzat për dhunë seksuale me të cilat po përballet në javët e fundit.

Tek Interi janë duke e menduar seriozisht një rikthim të tijin, madje e preferojnë ndaj Perisic që gjithashtu do të preferonte një rikthim në Itali, edhe pse në kampin zikaltër për momentin është shtyrë pas finales së Champions, ku janë fokusuar gjithë energjitë e klubit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco