Egnatia shkruan historinë, Tirana dështon edhe në Kupën e Shqipërisë

Egnatia shkruan historinë, Tirana dështon edhe në Kupën e Shqipërisë

21:44, 01/06/2023

Egnatia është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për herë të parë në histori. Klubi rrogozhinas triumfoi 1-0 ndaj Tiranës në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin barabartë 0-0, ndërsa gjithçka u vendos në minutën e 114-të të kohës shtesë nga Laurentino.

Kështu, bardheblutë e kryeqytetit e mbyllin në mënyrën më të keqe sezonin, teksa vetëm pak ditët pasi humbën titullin kampion, dështojnë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Tirana ishte më kërkuese që në fillim të lojës, por nuk e shfrytëzoi si duhet rastin më të mirë që iu paraqit në minutën e 13-të, me Hilën që “ledhatoi” pjesën e jashtme të shtyllës.

Bardheblutë mbetën me një lojtar më pak pa u mbushur 25 minuta lojë. Berisha ndërhyn rëndë ndaj Jacksonit dhe për Enea Jorgjin nuk ka dyshime, karton i kuq për lojtarin e Tiranës.

Pretendojnë për penallti lojtarët e Tiranës rreth 15 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, pas prekjes së topit me dorë nga Zejnullai. Jorgji pret konfirmimin nga sistemi VAR dhe vijon lojën.

Shtylla shpëton bardheblutë ne minutën e 61-të. Jackson depërton nga e majta, kalon dhe Likën, por top rrok shtyllën.

Në të 77-ën Duamena arrin ta dërgojë topin në rrjetë, por goli anulohet nga sistemi VAR, që dallon një pozicion jashtë loje të Kasës.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, por kur me mendohej se gjithçka do të zgjidhej nga “ruleta” e penalltive, skuadra rrogozhinase fitoi një 11-metërsh, të cilën e mori përsipër Laurentino. Lika arrti ta priste penalltinë e lojtarit të Egnatias, por pastaj ai arriti ta shtyjë sferën në rrjetë.

Pak minuta më vonë Jorgji vërshëlleu për përfundimin e finales, me rrogozhinasit që nisën festën për trofenë e parë në histori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco