Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor

20:52, 01/06/2023

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Ukrainës dhe Anglisë.

Ndeshjet janë të vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024” dhe në listën e trajnerit Milevski janë tetë futbollistë shqiptarë.

Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, Sefer Emini dhe Valon Ethemi janë futbollistët shqiptarë që janë ftuar te luajnë për Maqedoninë.

Maqedonia e Veriut në këto eliminatore është pjesë e grupit C, së bashku me Anglinë, Italinë, Ukrainën dhe Maltën, ku nga dy ndeshje të zhvilluara deri më tani ka grumbulluar tre pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco