Harry Kane refuzon Bayernin, është në udhëkryq mes Madridit dhe Manchesterit

Harry Kane refuzon Bayernin, është në udhëkryq mes Madridit dhe Manchesterit

19:37, 01/06/2023

Një nga sulmuesit më të mirë të ditës së sotme, Harry Kane, ka refuzuar një transferim te Bayern Munich dhe po i afrohet një transferimi te Manchester United.

Siç raporton “Bild”, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Anglisë dhe Tottenhamit foli me drejtuesit e Bayernit dhe i tha se nuk është i interesuar të veshë fanellën e gjigantit bavarez sezonin e ardhshëm, edhe pse kjo do të ishte garanci për të fituar një trofe, çfarë i mungon në karrierën e tij të pasur individuale.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kapiteni i Anglisë do të qëndrojë te Tottenham. Kane përfundoi një sezon në të cilin ai vendosi rekorde të shumta prej goleadori, pas të cilit ai ka shumë të ngjarë të largohet nga klubi i tij ku u rrit pasi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Më i afërti për ta sjellë atë është Manchester United dhe thuhet se kjo është dëshira e Kane pasi dëshiron të qëndrojë në Angli.

Sipas basteshkruesve botërorë, kalimi i Kane te Manchester United është një opsion shumë real dhe koeficienti që ai të luajë në Old Trafford është 2.20. I dyti në listë është Real Madridi, koeficienti i të cilit ka rënë në mënyrë drastike pas informacioneve se Karim Benzema ka gjasa të largohet nga Santiago Bernabeu.

Këto janë dy klubet e vetme me shanse reale për të përballuar 10-shin e Tottenhamit në merkaton e ardhshme. Edhe pse anglezi dëshiron të qëndrojë në Premier League, ftesa e Real Madridit nuk do të refuzohej dhe nëse Benzema largohet nga Klubi Mbretëror, Kane do të ishte opsioni më i mundshëm për pasardhësin e tij.

Pronari i Tottenhamit, Daniel Levy gjithashtu duket se më në fund është penduar. Ai nuk donte të shiste yllin e tij më të madh te Manchester City verën e kaluar për më shumë se 100 milionë paund, por me Kane që hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, kjo është mundësia ideale për ta shitur. Aktualisht po përmendet një shifër prej rreth 80 milionë pafundësh, e cila do të kënaqte orekset e Levy-t.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco