Cristiano Ronaldo kujton momentin e prezantimit si futbollist i Al-Nassr: Isha nervoz, por tani...

Cristiano Ronaldo kujton momentin e prezantimit si futbollist i Al-Nassr: Isha nervoz, por tani...

18:48, 01/06/2023

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka kujtuar prezantimin e tij si futbollist përi Al-Nassr.

“Mbaj mend ditën time të parë këtu. Isha pak nervoz, siç mund ta prisnit. Stadiumi ishte plot, unë isha me familjen time një atmosferë krejtësisht tjetër. Tani gjithçka është ndryshe, jam më i qetë dhe më i përshtatur.

Dita ime e prezantimit ishte e mrekullueshme. Ishte një ditë e veçantë jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për fansat. Ishte një nga momentet më të mira në jetën time futbollistike. Prezantime të tilla mbahen mend gjithmonë”, tha Ronaldo.

Kontrata aktuale e Ronaldos me Al-NasSr është llogaritur deri në mesin e vitit 2025.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco