‘San Siro’ hap dyert për finalen e Champions League, zikaltërit mbështesin në distancë skuadrën

‘San Siro’ hap dyert për finalen e Champions League, zikaltërit mbështesin në distancë skuadrën

15:57, 01/06/2023

Mungon zyrtarizimi, por është thuajse e sigurt që stadiumi “San Siro” do të hapet për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Inter. Impianti do të presë rreth 30 mijë tifozë zikaltër, që mund të ndjekin sfidën në një ekran gjigant.

Është marrë miratimi nga komuna e Milanos, të cilës i ka pëlqyer kjo zgjidhje për të evituar grumbullime të mëdha tifozësh në sheshin “Duomo”, dhe sapo të saktësohen edhe detajet e fundit organizative klubi zikaltër do të nxjerrë në shitje biletat.

Me shumë mundësi do të ketë bileta për të parë ndeshjen në fushë dhe në disa sektorë të stadiumit. Sigurisht që çmimet do të jenë të ndryshme, por të përballueshme, duke synuar që sa më shumë tifozë të vijnë në stadium për të përkrahur në distancë skuadrën e Inzaghit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco